Zinedine Zidane ka emëruar të gjithë skuadrën e plotë prej 24 lojtarëve për ndeshjen në Gjermani në kuadër të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Bayern Munich.
Pas fitores 2 me 1 së fundmi ndaj Malagas në La Liga, Madridi do të udhëtoj në Allianz Arena për të zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të gjysmëfinaleve me një formë zhgënjyese për shkak se kanë fituar vetëm një ndeshje nga katër të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Por, rekordi i Zidanes në Ligë të Kampionëve gjatë viteve të fundit është i jashtëzakonshëm, për shkak se ata kanë ngritur trofeun në dy sezone radhazi.
Ata janë takuar me Bayern Munichun në çerekfinale vitin e kaluar, por vazhduan tutje me rezultat të përgjithshëm 6 me 3, ndonëse u deshën minutat shtesë në takimin kthyes për të siguruar biletën e tyre.
Zidane nuk do të jetë në gjendje të shfrytëzoj lëndimet si një justifikim nëse skuadra e tij rikthehet në Madrid me një rezultat të pakënaqur për shkak se francezi ka të gjithë skuadrën në dispozicion./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadriden/status/988683781824565249
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit