Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka shpjeguar personalitetin e mesfushorit Toni Kroos.
Gjermani është ndër lojtarët më të admiruar të “Mbretërit”, derisa ka vendin titullar në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku francez ka zbuluar se Zidane nuk flet shumë dhe flet vetëm kur duhet.
“Toni nuk flet shumë. Është i qetë, por kur flet është sepse i duhet. Flet më të gjithë, trajnerin, drejtorët ose kolegët dhe nuk ndalet. Në disa diskutime me të e kam kuptuar se ai është çelësi”, deklaroi ai fillimisht ai.

Zidane pastaj theksoi se është i lumtur që ka arritur ta stërvit gjermanin.
“Kroos është lojtar i mirë, i cili mund të luajë si numër gjashtë ose dhjetë. Asnjëherë nuk nervozohet”.
“Ai do kujtohet si lojtar spektakular, një ndër më të mirët në botë në pozitën e tij. Kur erdha në Madrid isha i lumtur që mund ta trajnoja”.
“Sigurisht, mund të them se e kam stërvitur Ramos-in, Cristiano-n, Bale dhe Kroos”, përfundoi ai.
Real-i do provojë që të sigurojë përsëri titullin e La Liga-s./arbresh.info.
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...