Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka thënë se janë se bashku me sulmuesin Gareth Bale, i cili është i lidhur me largimin.
Ka tensione mes dyshes që disa muaj dhe më herët tekniku francez ka thënë se do ishte më mirë nëse Bale do ishte larguar, transmeton portali arbresh.info.
Bale në ndeshjet e fundit derisa ishte në stol, kishte bërë gjeste të ndryshme, në të cilën vërehej që ishte duke e injoruar ndeshjen.
Pavarësisht kësaj, Zidane ka theksuar se çdo gjë është në rregull dhe të gjithë janë të bashkuar.

“Nuk do them asgjë, ju mundohemi të vendosni probleme mes nesh, por nuk do jetë e mundur”.
“Jemi të bashkuar. Gareth, James dhe të gjithë të tjerët”, deklaroi ai.
Nëse nesër “Los Blancos” mposhtin skuadrën e Villarreal-it, atëherë do shpallen kampion të La Liga-s për edicionin 2019-20./arbresh.info.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave