Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ia ka dhënë lejen bordit për të transferuar mesfushorin e Chelsea-s, N’Golo Kante.
Francezi është pjesë e “Bluve” që tri vite e gjysmë, por e ardhmja e tij është në dyshime shkaku i lëndimeve të shpeshta në vitet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, tekniku francez ka kërkuar nga “Los Blancos” ta sjellin Kante në “Santiago Bernabeu” gjatë verës për të garuar me Casemiro-n për një vend në formacionin e parë.

Thuhet se Zidane është admirues i 29-vjeçarit në vitet e fundit, por edhe PSG ka interesim pasi dështoi ta transferoi në verën e vitit 2018.
Kante këtë sezon ka bërë vetëm 22 paraqitje për skuadrën e Frank Lampard, shkaku i lëndimeve që janë duke e mbajtur jashtë fushës së blertë për një kohë afatgjate./arbresh.info.
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...
Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon nd...
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...