Derisa po analizonte fitoren e Real Madridit ndaj Bayern Munichut që i siguroi finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev, trajneri Zinedine Zidane ka thënë me mburrje se ‘Los Blancos’ ka mposhtur disa skuadra të mëdha evropiane për të arritur deri këtu.
Edhe pse përjetuan një kohë mjaftë të vështirë kundër Bayernit, nikoqirët siguruan një rezultat të mjaftueshëm që i siguroi për të tretën herë radhazi kualifikimin në finale, transmeton portali arbresh.info.
“Ne luajtëm kundër një skuadre madhështore, Juventusi ishte i njëjtë, PSG gjithashtu”, u ka thënë Zidane gazetarëve në konferencën pas ndeshjes.
“Ne jemi të lumtur sepse kemi mposhtur tri skuadra pavarësisht se kemi vuajtur”
Karim Benzemas iu kishte dhënë një pozitë në formacionin startues dhe francezi realizoi dy gola në takimin e sotëm në Bernabeu.
“Jam i lumtur me të, ai e meriton këtë, ai e bëri dallimin”, vazhdoi ai.
“Kur futbolli përfundon kështu, është më mirë”
Rivali i ardhshëm i Real Madridi do të vendoset nesër nga përballja mes Liverpoolit dhe AS Romas./arbresh.info/
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...
Rasti “Banjska”- Dëshmitari nga Shkupi thotë se dëgjoi të sh...
Howard: Pulisic mund të bëhet Salah ose De Bruyne i radhës n...
Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Senegalit uron Pavarësinë e Kosovës
Avokati i Jakup Krasniqit në fjalën përfundimtare: Jemi të s...