Zinedine Zidane ka folur për lëndimin dhe operimin e Sergio Ramos, duke thënë se vendimi ishte i duhur, pasi lojtari ishte në limitet e tij.
Real Madridi ka fituar pa kapitenin, i cili nuk është paraqitur në fushë që nga humbja në Superkupën e Spanjës ndaj Athletic Bilbaos me 14 janar.
Zidane ka thënë se operacioni ishte i nevojshëm për kapitenin.
“Ishte e rëndësishme për të. [Operacioni] duhej të bëhej dhe është mirë. Duhej të bëhej sepse ai ishte në limit”, ka thënë Zidane.
Sa i përket rikuperimit është folur për një muaj mungesë, ndërsa Zidane thotë se periudha e kthimit fillon nga nesër.
“Ai do të fillojë shërimin e tij nga nesër [e diel]”. /Telegrafi/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike