Zinedine Zidane është duke kërkuar transferimin e N’Golo Kantes në Real Madrid.
Reprezentuesi francez ka shijuar një sezon të shkëlqyer te Chelsea, duke i drejtuar ata drejt titullit në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. 26-vjeçari është bërë lojtari i parë që ka fituar dy tituj radhazi me skuadra të ndryshme pas triumfit me Leicester Cityn në vitin 2016.
Ish ylli i “Dhelprave” ka shkëlqyer në mesfushën e skuadrës së Antonio Contes në Stamford Bridge së bashku me Nemanja Matic dhe Cesc Fabregas.
Sipas gazetës spanjolle ‘Diario Gol’, performancat e Kantes kanë tërhequr vëmendjen e Real Madridit dhe Zinedine Zidane dëshiron të sjell Kanten në Bernabeu për të përforcuar mesfushës e tij.
Trajneri i ‘Los Blancos’ raportohet se ka pasur dëshirë për të nënshkruar me mesfushorin verën e kaluar, por presidenti i klubit Florentino Perez nuk ka dashur të nënshkruaj me yllin e Francës./arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...