Karim Benzema është dëshmuar sërish se sa i rëndësishëm është për Real Madridin të martën mbrëma, kur shënoi dy gola në fitoren prej 3-1 ndaj Athletic Bilbaos, transmeton Telegrafi.
Derisa skuadra po vuante, sulmuesi francez ka vazhduar të jetë në formë të shkëlqyer, ashtu që nuk ka mundur të mos lëvdohet nga trajneri Zinedine Zidane.
“Për mua, po”, është përgjigjur Zidane kur është pyetur nëse Benzema është sulmuesi më i mirë francez i të gjitha kohërave.
“Ai e dëshmon këtë dhe po luan te Real Madridi qe një kohë të gjatë. Ka zhvilluar më shumë se 500 ndeshje dhe ka shënuar gola. Mbi të gjitha, statistikat e tij flasin vetë”.
“Sipas meje, ai është më i mirë. Kjo është e qartë”, ka thënë trajneri në konferencën për shtyp pas ndeshjes. /Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...