Futbollisti Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një formë mbresëlënëse te skuadra e Lille në Francë.
Zhegrova së fundmi shënoi në fitoren 3-0 ndaj Lorientit, duke realizuar një gol të bukur jashtë 16-metershit.
Kjo ka bërë që sulmuesi kosovar të zgjidhet në formacionin më të mirë të javës së 18-të në Ligue 1, nga gazeta prestigjioze franceze L’Equipe.
Ai me Lille gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 26 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar shtatë të tjerë. /Klankosova.tv.

Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...