Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së rëndësishme të Juventusit ndaj Romës me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Allianz Stadium”.
Futbollisti kosovar u inkuadrua në pjesën e dytë të takimit, duke zëvendësuar golashënuesin e parë të Juventusit, Francisco Conceiçao.
Në rreth 30 minuta lojë, Zhegrova tregoi paraqitje solide dhe angazhim të lartë, duke i dhënë më shumë ritëm fazës ofensive të skuadrës.
Goli i dytë i Juventusit erdhi pas një aksioni që u ndërtua nga ana e djathtë, ku Zhegrova pati rol të rëndësishëm me lëvizjen dhe pasimin e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e aksionit vendimtar.
Pas përfundimit të ndeshjes, Zhegrova publikoi një mesazh në Instagram, ku shkroi: “Fitore e rëndësishme. Koha do ta tregojë. Deri në fund, Forca Juve.”
Kjo ishte një tjetër paraqitje pozitive për sulmuesin kosovar, i cili po fiton gradualisht më shumë besim dhe minuta në ndeshje të rëndësishme me fanellën e Juventusit.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë