Real Madridi u shpall kampion i Champions League për sezonin 2023/24.
Pas përfundimit të këtij kompeticioni është zgjedhur edhe 11-shja më e mirë e vitit, shkruan Arbresh.info.
Katër futbollistë të kampionit Real Madrid, janë të përfshirë në këtë 11-she.
Carvajal, Rudiger, Bellingham dhe Vinicius Jr, janë katërshja kampione.
Po ashtu katër futbollistë vijnë nga finalisti Dortmundi, portieri Kobel, dyshja e mbrojtjes Matsen-Hummels dhe mesfushori Sabitzer.
Nga një vend në formacion e kanë zënë edhe Vitinha i Parisit, ish-kampioni i Champions League me Cityn, Phil Foden dhe top sulmuesi anglez Harry Kane.
Kane ishte top golashënues me tetë gola se bashku me Kylian Mbappen e Parisit, por që për këtë të fundit nuk pati vend në 11-shen e sezonit./Arbresh.info/
?✨ Introducing the 2023/24 UEFA Champions League Team of the Season, as selected by UEFA’s Technical Observer panel.#UCL || #UCLfinal pic.twitter.com/njYgChEOoc
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 3, 2024
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...