Zëvendësuesit e mundshëm të Sergio Ramos

09:01 | 25 Maj 2019
A Z

Ramos është duke menduar seriozisht largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Pas 14 sezoneve, Sergio Ramos po planifikon të lërë Real Madridin. Kina, MLS, janë disa opsione përveç klubeve në Evropë që e duan kapitenin si; Juventus, Manchester United e Paris Saint Germain.

Lajmi është bërë i ditur nga “El Chiringuito de Jugones”. Nga burime të sigurta, gazetari dhe redaktori i “El Chiringuito”, Juanfe Sanz, ka deklaruar se “Ramos po e mendon seriozisht largimin”.

Gjithçka nisi në mars të këtij viti, edhe pse Ramos ka kohë që e mendon largimin – këtë e kishte pranuar edhe në vitin 2015 pasi kishte pasur ofertë zyrtare nga Manchester United.

Pas humbjes në mars në Champions League nga Ajaxi, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, kishte pasur një zënkë në dhomat e ndërrimit me kapitenin Sergio Ramos.

Ai kishte qëndruar në dhomat e zhveshjes për të paktën 15 minuta, ku kishte akuzuar lojtarët për mungesë dedikimi, madje kishte shkuar aq larg sa kishte përdorur fjalën ‘e shpifur’ për të përshkruara performancën e tyre.

Por, Ramos mesa dukej nuk dukej se ishte i lumtur nga fjalët e presidentit, duke ju kthyer këtij të fundit.

Pretendohet se kapiteni spanjoll fajësoi Perez për sezonin e tyre katastrofal, duke e akuzuar atë për planifikim të dobët dhe mungesë vizioni, para së ta mbyllte me shprehjen “më paguaj dhe do iki”.

Tani AS është duke raportuar për zëvendësuesit e mundshëm të kapitenit të Los Blancos, nëse vendos t’i thotë lamtumirë Realit pas 14 viteve.

Kalidou Koulibaly (27-vjeçar), Virgin Van Dijk (27-vjeçar), Matthijs de Ligt (19-vjeçar) dhe José Giménez (24-vjeçar), janë futbollistët e mundshëm që mund të zënë vendin e Ramosit në Madrid.

Për mbrojtësin e Napolit, Reali duhet të djersitet shumë për ta marrë, ose duhet të paguajë 120 milionë euro që kërkon klubi italian.

Në anën tjetër, edhe Van Dijk duket një objektiv i vështirë. Jurgen Klopp vështirë se do ta lë të largohet, derisa nuk do të vijë në Madrid nën shumën e 120 milionë eurove.

Objektiv i mirë, edhe pse jo me shumë eksperiencë, është De Ligt. Mbrojtësi i Ajaxit kërkohet edhe nga Barcelona, ka vlerën 70 milionë euro.

Nga katër futbollistët e lartpërmendur, Giménez mund të transferohet me çmimin më të lirë, rreth 50 milionë euro.

Përveç tyre, AS raporton se Reali po e monitoron edhe Milan Skriniarin, ani pse ditë më parë rinovoi kontratën me Interin. /

Shpërndaje në rrjete sociale