Interi është pranë përfundimit të një marrëveshjeje me Parmën për sulmuesin e ri Ange-Yoan Bonny, me një ofertë që pritet të mbyllet në vlerën prej 24 milionë eurosh, sipas Fabrizio Romanos.
Bonny ka qenë një objektiv i Interit për disa muaj dhe interesimi është rritur ndjeshëm që kur ish-trajneri i Parmës, Cristian Chivu, iu bashkua zikaltërve si zëvendësues i Simone Inzaghit.
Fillimisht, Interi kishte paraqitur një ofertë prej 22 milionë eurosh plus bonuse që kapnin vlerën e 23 milionëve të tjerë, por u detyrua të rrisë ofertën për shkak të konkurrencës nga Stuttgart në Bundesligë.
Tani, Interi synon ta mbyllë marrëveshjen për një shumë fikse prej 24 milionë eurosh, shumë afër kërkesës së Parmës prej 25 milionësh.
Bonny, 21-vjeçar, u transferua te Parma në vitin 2021 nga Chateauroux dhe këtë sezon ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ngjitjen dhe mbijetesën e ekipit në Serie A, me 6 gola dhe 4 asistime në 37 paraqitje.
Ai shihet si zëvendësuesi ideal për Marcus Thuram në vijën e sulmit, ndërsa Interi pritet të largojë emra si Marko Arnautovic, Joaquin Correa dhe Mehdi Taremit në fund të sezonit. /Telegrafi/
Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrr...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura