Zeneli është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Evropë.“GazetaDelloSport” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës në Evropë nga top 5 ligat evropiane (La Liga, Ligue 1, Bundesliga, Premierliga dhe Serie A).
Për shkak të paraqitjes fantastike, “GazetaDelloSport” e përfshirë në 11-shen e javës edhe Zenelin, aty ku janë edhe yje si, Leo Messi i Barcelonës e Kylian Mbappe i Paris Saint Germainit. Në ndeshjen e parë si titullar me klubin e ri Reims, Zeneli ka gjetur golin, të parin personal në Ligue 1, që pas transferimit nga Heerenveen, derisa ka asistuar njëherë.
Fillimisht, Zeneli asistoi për Oudin, i cili shënoi golin e barazimit (1-1). Ndërsa më pas talenti i Kosovës shënoi personalisht për rezultatin 2-1 nga pika e bardhë me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47’, teksa në fund ekipi i tij triumfoi 4-2.

Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici