“Dardanët” kanë krijuar një këngë mjaftë interesante për sulmuesin e Kosovës – Milot Rashicën.
Tifozët në Plzen kanë krijuar një atmosferë mjaftë të mirë para hotelit ku po qëndrojnë djelmoshat e kombëtares së Kosovës para ndeshjes ndaj Republikës së Çekisë, shkruan portali arbresh.info.

“Zemër, oh zemër, o Milot Rashica ty të kena zemër”, dëgjohen duke kënduar tifozët e kombëtares sonë që kanë udhëtuar për të shikuar nga afër ndeshjen tejet të rëndësishme të djelmoshave nën udhëheqjen e trajnerit Bernard Challandes.
Takimi në kuadër të Grupit A në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena”.
Gjithçka fillon në ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...