Më datë 17 tetor do të zbulohet edhe fituesi i ccmimit prestigjioz, Topi i Artë. Favorit absolut për të triumfuar është sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema i cili në sezonin e kaluar ishte vendimtar për madrilenët në triumfin e tyre në La Liga dhe Champions League.
Madje, tashmë në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë edhe renditja e treshes finale së Topit të Artë, ku është pikërisht francezi që shihet në avantazh ndaj të gjithë lojtarëve të tjerë. Sakaq, pas francezit renditet Sadio Mane, ndërsa sipas kësaj liste të zbuluar së fundmi dhe që pritet të konfirmohet më 17 tetor vërtetësia e saj, në vend të tretë do të jetë një tjetër madrilen.
Fjala është për Vinicius Junior që gjithashtu spikati me spanjollët duke u shndërruar në një “makth” për mbojtësit kundërshtarë me shpejtësinë dhe teknikën e tij. Ndërkaq, sipas listës së zbuluar së fundmi, Salah renditet i katërti dhe pas egjiptianit vjen Lewandowski e Mbappe ndërsa Cristiano Ronaldo pritet të përfundojë jashtë 10-tëshes së parë.

Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...