Topi zyrtar për Kampionatin Evropian 2020 është zbuluar.
“Unifornia”, i cili është emri i topit të prezantuar nga kompania adidas, shënon 60-të vjetorin e turneut, transmeton portali arbresh.info.
Euro 2020 do të zhvillohet në 12 qytete të ndryshme për herë të parë, ndërsa finalja do të luhet në stadiumin Wembley në Londër.

Turneu do të luhet në Londër, Glasgow, Dublin, Bilbao, Amsterdam, Kopenhagë, St. Petersburg, Munich, Budapest, Romë, Bucharest dhe Baku.
Dizajni i topin posedon vija të bëra si me brushë që thuhet se simbolizojnë minimizimin e kufijve dhe kalimin e kufijve – ashtu siç do të bëjnë tifozët për ndeshjet e ndryshme në Euro 2020.
Topi gjithashtu ka ngjyra të ndryshme si të bardhën, kuqe dhe verdhë për të shënuar diversitetin e turneut./arbresh.info/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...