Tashmë është bërë e ditur se Vedat Muriqi është lojtar i skuadrës spanjolle, Mallorca.
i ashtuquajtur nga spanjollët si “Pirati kosovarë”, është larguar përfundimisht nga skuadra italiane, Lazio në drejtim të skuadrës ku ishte i huazuar për 6 muajt e fundit.
Nga shitja e kosovarit, Lazio i firot plotë 10 milionë euro, ndërsa për lojtarin spekulohej se do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2026.
Por, mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ai tashmë ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
Muriqi paguhej në Lazio 5 milionë euro bruto në vit dhe të njëjtën rrogë do ta merrte në Mallorca, nëse do të nënshkruante për katër vjet.
Por sipas “UltimaHora”, Muriqi ka pranuar ulje të pagës deri në 4.3 milionë euro vetëm e vetëm që të transferohet tek skuadra spanjolle, përcjell arbresh.info.
Më saktësisht, Muriqi do t’i marrë diku mbi 2 milionë euro neto në vit në klubin ishullor spanjoll.
Skuadra spanjolle, është duke pritur shumë nga kosovari, ku shpresojnë që do të arrijë të shkëlqejë siç ka shkëlqyer gjatë kohës së huazimit gjashtë mujor, ku edhe në shumë ndeshje ishte shpëtimtari i skuadrës, duke realizuar gol. /arbresh.info/
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal
Lufta me Rusinë, Zelensky: Plani i paqes për Ukrainën është ...
Trofe me Napolin, suksese me Kosovën – Viti më i mirë ...
Qipro merr kryesimin e Presidencës së BE-së, Spiropali: Shqi...
Raportohet për 40 të vdekur dhe të tjerë me djegie të rënda ...