Real Madridi raportohet se do të tentojë transferimin e Erling Haalandit në vitin 2024.
Sulmuesi norvegjez ishte i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu” në këtë vit, por në fund ai nënshkroi me Manchester Cityn..
Haaland me “Qytetarët” nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Në kontratë besohet se 21-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurove, e cila mund të aktivizohet pas dy sezoneve të kaluara në “Etihad Stadium”.
“AS” ka raportuar se Real Madridi do të tentojë të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit në vitin 2024, kur klauzola e tij të jetë aktive.
Sipas gazetës spanjolle, “Los Blancos” e duan transferimin e Haalandit në atë vit, kur Karim Benzemas do t’i skadojë kontrata./express/
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...
Të paktën 13 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi/ ...
Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit
Dallavere me vota, Prokuroria nis intervistimet në Drenas
Komandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët që kanë qe...
Prokurorja West për ish-krerët: Të akuzuarit kanë kryer krim...