Carlo Ancelotti ka vendosur që Arda Guler nuk do të huazohet sezonin e ardhshëm. Por, kjo nuk është e gjitha.
Sipas Relevo, trajneri italiani dëshiron që sensacioni turk të luajë një rol të avancuar në mesfushë sezonin e ardhshëm.
Ancelotti e sheh atë si trashëgimtarin e Luka Modric dhe një konkurrent për Jude Bellingham.
“Për Ardan, sa më afër golit, aq më mirë. Ai është shumë efektiv, ka shënuar shumë gola me pak goditje dhe ka një talent të veçantë për t’u treguar më afër portës sesa më larg”, deklaroi Ancelotti.
Problemi me këtë plan është se Guler mund të mos marrë aq shumë kohë për të luajtur sezonin e ardhshëm me Bellinghamin ende përpara tij në renditje.
Modric ka të ngjarë të qëndrojë në klub dhe kjo do të ndikojë gjithashtu në shanset e Guler për të luajtur rregullisht. /Telegrafi/
Yndyra dhe vaji nuk janë më një problem: Si të pastroni leht...
Romanca në orbitë: Afërdita dhe Saturni sjellin lidhje të th...
Rivarroset Elhami Tahiraga, ishte zhdukur 27 vjet më parë ng...
Paris, një shpatë e Napoleon Bonapartit del në ankand
Parashikimi i motit për vikend
Osmani për median finlandeze: Serbia duhet ta kuptojë se Kos...