Zbulohet numri i fanellës së Costas te Juve

DARMSTADT, GERMANY - DECEMBER 18: Douglas Costa of Bayern Muenchen celebrates the first goal during the Bundesliga match between SV Darmstadt 98 and Bayern Muenchen at Stadion am Boellenfalltor on December 18, 2016 in Darmstadt, Germany. (Photo by Christof Koepsel/Bongarts/Getty Images)

19:19 | 12 Korrik 2017
Arbresh Info

Juventusi ka zbuluar se Douglas Costa do të bartë fanellën me numër 11 gjatë kohës së tij në Torino.

Reprezentuesi brazilian finalizoi sot (e mërkurë) transferimin e tij për një sezon në formë huazimi nga Bayern Munichu dhe Juventusi konfirmoi këtë përmes një video, transmeton portali arbresh.info.

Costa mund të nënshkruaj marrëveshje të përhershme nëse “Zonja e Vjetër” shfrytëzon opsionin për blerje prej 40 milionë euro në fund të muajit qershor të vitit 2018.

Dhe misteri se cilin numër do të bartë anësori te klubi i tij i ri ka përfunduar me publikimin e një video të shkurtër të prezantimit të tij.

Derisa kamera shfaq dhomën e zhveshjes te Juventusi, fanella me numër 11 e Costas mund të shihet së bashku me ato të Gonzalo Higuainit, Paulo Dybalas dhe gjithë superyjeve tjerë të klubit.

Bashkëkombësi i tij Hernanes ka bartur këtë fanellë gjatë sezoni 2016/17, para largimit për transferim në Kinë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale