Futbollisti dhe futbollistja më e mirë në botë do të shpallet sot (e martë) nga FIFA në një ceremoni që do të mbahet në Doha të Katarit dhe tani teksa kanë mbetur pak orë para fillimit të saj, fituesi i këtij çmimi tek meshkujt është bërë i ditur.
Teksa ylli i Manchester Cityt, Rodri e fitoi Topin e Artë në tetor, FIFA do t’ia jap këtë çmim rivalit të tij këtë mbrëmje.
Çmimi ‘The Best’ është dhuruar nga FIFA që nga 2018 si pjesë e një plani nga organi qeverisës për të krijuar një çmim brenda organizatës.
FIFA kishte bashkëpunuar me France Football për ndarjen e çmimit të Topit të Artë, por ky bashkëpunim kishte marrë fund në 2016.

Rodri e mposhti Viniciusin në garën për Topin e Artë këtë vit dhe kjo shkaktoi zemërim tek lojtari dhe Real Madridi, të cilët eventualisht e bojkotuan ceremoninë.
Sidoqoftë nuk do të ketë bojkotim këtë mbrëmje, pasi Vinicius pritet që ta fitojë çmimin si futbollisti më i mirë në botë nga FIFA.
Mediumi brazilian Ge Globe ka raportuar se Vinicius ka fituar këtë çmim para Rodrit dhe nëntë futbollistëve tjerë të nominuar: Dani Carvajal, Erling Haaland, Federico Valverde, Florian Wirtz, Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Lionel Messi dheToni Kroos.
Vinicius pritet t’i bashkohet një liste ekskluzive të futbollistëve si Romario, Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinho dhe Kaka të cilët kanë fituar çmime nga FIFA.
Kujtojmë se ylli i Real Madridit pati 24 gola të shënuar dhe 11 asistime sezonin e kaluar, aty ku me ‘Los Blancos’ u shpall fitues i Ligës së Kampionëve dhe La Ligas./Telegrafi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A