Xhani De Biazi po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Strategu italian dje zbardhi një prapaskenë mjaft intresante. “Një klub i huaj më ka kërkuar me insistim dhe vazhdon ta bëjë. Por unë kam dëshirë të shkojmë me Shqipërinë në Europianin e Francës. Vetëm kaq mund të them tani”, ka deklaruar De Biazi për “tuttomercatoweb”, duke konfirmuar kështu se nuk ka ndër mend të tundohet nga mundësitë e tjera që i krijohen, për të çuar deri në fund misionin e nisur me kuqezinjtë.
Po për çfarë oferte bëhet fjalë? Klubi është nga Emiratet Arabe dhe oferta është 1.7 milionë euro në kompleks. 1.5 milionë euro në sezon për trajnerin dhe 200 për një nga ndihmësit e tij. Burime pranë stafit të trajnerit bëjnë me dije se rolin e negociatorit po e bën Bazile Boli zbulon gazeta “Panorama Sport”.
Ish-futbollisti i Kombëtares franceze, i cili të vetmin gol me fanellën e “gjelave”, si për ironi të fatit, ia ka shënuar Shqipërisë./Albeu.com/
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...