Brahim Diaz ka qenë një futbollist i vlefshëm i Real Madridit që nga rikthimi i tij në 2023, pavarësisht se nuk ishte gjithmonë një titullar i rregullt.
Sulmuesi 25-vjeçar ka shfrytëzuar maksimalisht mundësitë e tij, duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime në 18 ndeshje këtë sezon.
Paraqitjet e tij sezonin e kaluar, duke përfshirë fitimin e Superkupës së Spanjës, La Ligës dhe Ligën e Kampionëve, çuan në interesimin e klubeve të tjera.
Sipas Relevo, Paris Saint-Germain ishte ndër ata që donin të nënshkruanin me Diaz verën e kaluar, duke i bërë edhe një ofertë.
Menaxheri i PSG-së, Luis Enrique thuhet se ishte një admirues i madh i Diazit dhe donte ta transferonte atë në Paris.
Megjithatë, Diaz e ka bërë gjithmonë të qartë se prioriteti i tij është të vazhdojë në Real Madrid dhe të fitojë tituj me klubin.
Pavarësisht konkurrencës për vende në skuadrën e Ancelottit, Diaz ka fituar besimin e trajnerit.
Ai mbetet i fokusuar për të pasur sukses në Real Madrid, edhe me interes nga PSG dhe klube të tjera. /Telegrafi/
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...