Ekipi “FIFPRO World XI” për vitin 2025 është zbuluar tashmë, pasi mbi 20,000 futbollistë në mbarë botën dhanë votat e tyre për të përcaktuar talentet më të mirë globalisht.
Lista e shkurtër me 26 lojtarë për futbollin e meshkujve dhe femrave u publikua në fund të muajit të kaluar, me emrat që morën më shumë vota në pozicionet e tyre përkatëse, por tani janë bërë publike edhe formacionet përfundimtare me 11 fituesit.
Një formacion jashtëzakonisht ofensiv në kategorinë e meshkujve nis me Gianluigi Donnarumma të Manchester City në portë, pas një mbrojtjeje me tre lojtarë, që përfshin dy ish-bashkëlojtarët e tij te Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes.
Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është i vetmi qendërmbrojtës natyral në formacion dhe një nga tre lojtarët që kanë ruajtur vendin nga ekipi i vitit 2024.
Në mesfushë, Jude Bellingham i Real Madrid ruan gjithashtu vendin e tij dhe bën pjesë në një repart të yjeve bashkë me Vitinha (PSG), Pedri (Barcelona) dhe Cole Palmer (Chelsea).
Në sulm, nuk ka shumë befasi: Kylian Mbappé i Real Madridit – lojtari i tretë dhe i fundit që ka mbetur nga ekipi i 2024-s – shoqërohet nga Ousmane Dembélé, fituesi i Topit të Artë, dhe Lamine Yamal i Barcelonës, i cili përfundoi i dyti pas tij.

Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...