Kombëtarja shqiptare po zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Spanjës. Kuqezinjtë tanë do të nisen nesër drejt vendit iberik, teksa seanca e sotme ishte e fundit në tokën shqiptare.
Trajneri Christian Panucci ka lejuar vetëm 15 minuta mediat, por nga ajo që kuptohet nga seancat stërvitore është fakti që ai do të luajë më një formacion dukshëm të orientuar drejt mbrojtjes.
Berisha dhe Hysaj kanë kaluar problemet gripale, dhe janë stërvitur rregullisht me grupin para pak minutash. Italiani pritet të luajë me skemën 4-5-1 ndaj Spanjës, teksa në portë dhe në mbrojtje nuk ka dilema për zgjedhjet e tij. Në protë do të jetë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Agolli.
Në mesfushë pritet që të rreshtohen Lila, Xhaka dhe Memushaj, ndërkohë që para tyre më të avancuar do të jenë Grezda dhe Latifi, të cilët do të mbështesin Sadikun. Ky mund të jetë rreshtimi i mundshëm i së premtes për kombëtaren tonë që do të synojë të marrë një rezultat pozitivë në tokën spanjolle.

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026