Ceremonia e ndarjes së çmimit më të madh individual, Topi i Artë, do të mbahet më 30 tetor në Paris dhe Lionel Messi shihet si favorit absolut për ta fituar, të tetin në karrierën e tij.
Ndonëse nuk luan më futboll në nivelin më të lartë pas largimit për në Mayor League Soccer (MLS), Messi do të fitojë Topin e Artë për vitin 2023, sipas mediave botërore duke iu referuar një postimi të publikuar nga miku i tij i familjes Alessandro Dossetti.
“Është zyrtare. Leo fiton Topin e Artë në 2023. Topi i Artë i tetë duhet të jetë i fundit i tij. Atij iu tha sot”, ka shkruar Dossetti.
Nëse njoftimi i tij rezulton i vërtetë, argjentinasi do të rris edhe më shumë rekordin e tij përpara Cristiano Ronaldos, i cili ka fituar pesë.
Messi thuhet se e fiton këtë çmim falë triumfit në kampionatit botëror dhjetorin e kaluar në Katar, ku fitoi edhe titullin e lojtarit më të mirë me shtatë gola dhe tre asistime.
? BREAKING: Alessandro Dossetti (Messi’s family friend):
“Lionel Messi was told today that he is the winner of Ballon d’Or 2023.” ??? pic.twitter.com/HfvAvpwlVa
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) October 13, 2023
Për PSG-në, në 41 paraqitje, ai mori pjesë në të njëjtin numër golash, duke shënuar 21 dhe asistoi 20 të tjerë. Për Inter Miami, ai shënoi 11 gola dhe shtoi pesë asistime në 13 ndeshje.
Konkurrenti i tij më i madh për këtë çmim është Erling Haaland, i cili ishte edhe më vdekjeprurës me fanellën e Manchester Cityt me 52 gola dhe nëntë asistime në 53 ndeshje, duke fituar titujt e golashënuesit më të mirë të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve.
Pas tyre vjen Kylian Mbappe, i cili gjithashtu ka shënuar shumë gola dhe ka udhëhequr PSG-në drejt trofeve vendas, ndërsa ishte i papërmbajtshëm edhe në Kupën e Botës me Francën, ku u mposht vetëm në finale nga Messi. /Telegrafi/
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...