Pavarësisht pretendimeve të kundërta nga Neymar, ish bashkëlojtari i tij pretendon që braziliani u largua nga Barcelona për shkak të Lionel Messit.
Paris Saint Germaini tronditi gjigantin në Nou Camp kur ata paguan klauzolën e lëshimit të yllit duke nënshkruar me të për një tarifë prej 198 milionë funta muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Megjithëse paga e ofruar ishte madhështore, u pohua se Neymar ishte lodhur duke qëndruar nën hijen e reprezentuesit argjentinas. Neymar iu përgjigj këtyre raporteve duke thënë se transferimi te Paris Saint Germaini ishte realizuar për t’i ndihmuar atyre që të fitojnë trofe.

Megjithatë, ish kolegu i tij te Barcelona, Jeremy Mathieu, insiston në të kundërtën. 33-vjeçari, i cili aktualisht luan te Sporting Lisboni, ka befasuar me deklaratën e tij.
“Në asnjë moment njerëzit nuk kanë menduar se ai do të largohej nga Barcelona. Por ky është futbolli. Është vendimi i tij. Unë mendoj që ai u largua nga Barcelona për shkak se ishte prapa Leos”, tha Mathieu për ‘EFE’.
“Mendoj se ai dëshiron të fitoj Topin e Artë dhe aktualisht është i lumtur në Paris sepse është duke shënuar gola”
Neymar ka nisur në formë të shkëlqyer karrierën e tij në Liga 1 me synimin për t’i dhënë fund dominimit të Messit dhe Cristiano Ronaldos për Topin e Artë./arbresh.info/

Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...