Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint Germain ka qenë lajmi më i bujshëm gjatë afatit kalimtar veror.
Ylli argjentinas u largua nga Barcelona si futbollist i lirë dhe vendosi të bashkohet me gjigantin francez.
Në fakt nuk janë publikuar shumë detaje nga kontrata që e lidh Messin me parisienët, por për këtë ka menduar L’Equipe.
E përditshmja franceze ka zbuluar detajet financiare të kontratës tri vjeçare të Messit me Paris Saint Germain.
34-vjeçari nga qëndrimi në Paris në tri vitet e ardhshme do të fitojë 110 milionë euro në total neto.
Në vitin e tij të parë, Messi do të marrë pagë vjetore prej 30 milionë eurove neto, derisa në dy të ardhshmit paga do të rritet.
Viti i dytë dhe ai i tretë i argjentinasit në Parc de Princes do të jenë të njëjtë sa i përket aspektit financiar, ku Messi do të fitojë nga 40 milionë euro në sezon.
Gjithnjë sipas mediumit francez, paga e Messit te PSG është e njëjtë me atë të sulmuesit brazilian Neymar Jr me kontratën e re të këtij të fundit.
Dy miqtë e ngushtë janë më të paguarit në Ligue 1, por atyre mund t’ia kalojë shoku i skuadrës Kylian Mbappe.
Nëse francezi vendos të nënshkruajë kontratë të re, atëherë do të bëhet futbollisti më i paguar jo vetëm te Paris Saint Germain, por në histori të futbollit.
Kujtojmë që PSG i kanë ofruar një marrëveshje të re Mbappes për zgjatjen e kontratës nga e cila francezi do të fitonte 45 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit