Edhe pse sezoni i ri 2019/20 në La Liga nuk fillon edhe tri javë, koha e zhvillimit të dy El Clasico-ve mes Barcelonës dhe Real Madridit është zbuluar për media.
Barcelona do të jetë nikoqire e Real Madridit në El Clasicon e parë më 27 tetor, ditë e diele në orën 16:00, në Camp Nou.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Santiago Bernabeu më 1 mars, ditë e diele në mbrëmje, 20:45.
Është normale që data dhe ora e këtyre ndeshjeve të zbulohet më herët, për shkak të interesimit të shtuar nga tifozët dhe mediat botërore. /Gazeta Express/
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë