Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll (Femrat), Agron Shabani, të hënën ka zbardhur listën e hendbollisteve në të cilat llogarit për dy ndeshjet me Suedinë.
“Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025. Ndeshja e parë do të luhet më 10 prill në Karlskrona të Suedisë, ndërsa e kthimit më 13 prill në Prishtinë. Suedia ishte kundërshtarja më e fortë e mundshme për raundin e dytë kualifikues për Botëror.
Kombëtarja jonë ka mungesa shumë të rëndësishme në këto ndeshje shumë të vështira. Për shkak të lëndimit mungon kapitenia Leonora Demaj, ndërsa Marigona e Arlinda Hajdari nuk grumbullohen për arsye personale. E lënduar është edhe hendbollistja perspektive, Elisa Mirdita. Në Kombëtare është kthyer Mirela Gjikokaj, që së fundi luajti me sukses në Ligën e Kampionëve për skuadrën lidere të Norvegjisë, Storhamar. Pas shumë vjetësh kthehet Merlinda Qorraj, ndërsa për herë të parë janë ftuar Lorena Matarova, Ornela Haxhiu e Orgesa Gola”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Kombëtarja mblidhet më 6 prill në Eslov të Suedisë.
Në raundin e parë kualifikues për Botëror, Kosova fitoi grupin ku ishin edhe Belgjika dhe Bosnjë-Hercegovina. Shënoi fitore bindëse ndaj këtyre dy Kombëtareve./rtk
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...