Nicolo Zaniolo ka folur pas dëmtimit të pësuar.
Zaniolo, një nga lojtarët që shihet të ketë të ardhmen më të ndritur në futbollin italian, ka pësuar përsëri lëndim në ligamente.
Ylli italian ka dëmtuar ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Holandës. Ai së fundmi ka folur lidhur me këtë lëndim, duke bërë të ditur se është në dijeni për vështirësitë që do të ketë.
“Fillimisht, unë nuk kisha kohë të mendoja. Por, më vonë, unë thash me vete ‘Joooo, përsëri kjo”, ka thënë Zaniolo, transmeton lajmi.net.
“Unë tashmë e di se sa e vështirë është të përballesh me këtë, por unë dua të mendoj se do të jetë eksperiencë që më rafinon. Kam filluar të numëroj ditët”, shtoi italiani.
Anëtari i Romës pritet të mungojë së paku deri në muajin gusht.
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë