Pas përfundimit të garave të rregullta, të mërkurën fillon “Play-off-i” në Prince Caffe Superligë.
Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale, më pas gjysmëfinalet dhe finalet.
Takimi i parë zhvillohet ndërmjet kampionit Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që këtë edicion hyri në Superligë.
Therandasit përfunduan garat e rregullta në vendin e tretë me 20 fitore e tetë humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 19 humbje.
Në pesë ndeshjet e fundit katër herë ka fituar Ylli, ndërsa një herë Vëllaznimi. Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të ndeshet me Pejën.
Takimi i dytë zhvillohet mes Trepçës dhe Bashkimit.
Mitrovicasit e shumëpërforcuar në këtë edicion dhe me ambicie të mëdha, përfunduan garat e rregullta në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje, ndërsa prizrenasit në atë të pestë me 11 fitore e 17 humbje.
Në pesë takimet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave, katër herë festuan mitrovicasit dhe një herë prizrenasit. Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të përballet me Sigal Prishtinën, që përfundoi garat në vendin e parë.
Skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.
Çerekfinalet e Play-off-it
E mërkurë
20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
E enjte
20:30 Trepça – Bashkimi
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...