Golden Eagle Ylli ka siguruar transferimin e parë të huaj për edicionin e ri.
Klubi suharekas ka transferuar në radhët e veta basketbollistin kroat, Lovre Basic, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook të klubit. Ai luan në pozitën 1 dhe është i gjatë 190 cm.
Shumicën e karrierës e ka kaluar tek Zadari në Kroaci. Kurse ka luajtur edhe në Belgjikë, Hungari dhe Lituani.
Edicionin e fundit u paraqit tek Zabok në Kroaci, ku luajti me 10.8 pikë mesatare për lojë, si dhe 1.9 kërceime e 4.6 asistime./Arbresh.info
Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë ...
Mbi 170 mijë nënshkrime për peticionin e OVL-UÇK-së, të mërk...
Moti sot në Shqipëri
Trump: Sot nis “Operacioni Liria” në Ngushticën e Hormuzit
Liderët evropianë mblidhen në Armeni, dikur aleate e ngushtë...
Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së...