Një pjesë e dytë briliante për Yllin, ka bërë që ekipi suharekas i drejtuar nga Petar Mijovic të fitojë ndeshjen e katërt të serisë finale të playoffit të Superligës 75-71 dhe me këtë ka barazuar serinë në 2-2.
Trepça kishte epërsi 4 pikëshe pas pjesës së parë të ndeshjes, 29-33.
Alonzo Verge Jr. vazhdoi formën ku luajti sot me 27 pikë të shënuara, bashkë me 7 asistime e 6 kërcime.
Pos Verge, me 15 pikë ka luajtur Jalen Nesbitt ndërsa 11 të tjera i dha Nate Grimes.
Te Trepça lojtar më efikas sonte kishte Kevin Capersin me 17 të shënuara, që bëri edhe 6 asistime e 5 kërcime, kurse me 15 pikë, 4 asistime e 6 kërcime luajti Darnell Edge.
Përballja vendimtare dhe e pestë e serinë finale që do të përcaktojë edhe kampionin e ri të Kosovës do të luhet në “Minatori” të Mitrovicës më 23 maj. Edhe në stinorin e kaluar Trepça ka pasur situatë të njëjtë me 2-2 ndaj Pejës dhe vendimtaren në terren të vetë, por e kishte humbur dramatikisht në sekondat e fundit për tu bërë kampione Peja.
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...