Golden Eagle Ylli ka vendosur për ndryshime në skuadër, pasi nuk e fitoi Kupën e Kosovës.
Klubi suharekas i basketbollit ka njoftuar të premten mbrëma se ka angazhuar 21-vjeçarin nga Shqipëria, Nikolla Haruni.
“Ai vjen nga Shqipëria por që gjatë karrierës së tij si profesionist ka qenë aktiv në Greqi”, ka njoftuar Ylli.
Në fakt nuk ka shumë informata për karrierën e Harunit në faqet e specializuara të basketbollit. Ai ka luajtur për grupmoshat e reja të Shqipërisë. Haruni tashmë është në Suharekë dhe nesër fillon me stërvitje.
Ylli është i pari në Superligë dhe synon titullin e kampionit./Telegrafi/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...