Ylli ndanë rrugët me trajnerin Paco Olmos

22:47 | 30 Mars 2026
D.H

Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin spanjoll Paco Olmos.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit suharekas, shkruan Arbresh.info.

“Pas ecurisë negative në Superligën e Kosovës, kemi marrë vendim që të shkarkojmë trajnerin Paco Olmos”, thuhet në njoftim.

Ylli bën të ditur se shumë shpejt do të njoftojë për pasuesin e spanjollit në stolin e klubit suharekas.

Skuadra e Yllit mori këtë vendim pas disfatës me Bashkimit 95-70 ditën e djeshme.

Ylli javën e kaluar fitoi Ligën Unike.

Kujtojmë se Paco Olmos u emërua trajner i Ylli muajin janar.

Në krye me Olmosin, Ylli u eliminua në çerekfinale të Kupës së Kosovës nga Trepça. Derisa ndodhet në pozitën e pestë në tabelë dy javë pa përfunduar sezoni i rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale