Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fund të sezonit

23:15 | 30 Mars 2026
D.H

Golden Eagle Ylli ka njoftuar se pasardhësi i Paco Olmos në stolin e Yllit do të jetë Endrit Elshani.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit suharekas, shkruan Arbresh.info.

“Me shumë besim dhe zemër, klubi ynë i beson drejtimin e ekipit Endrit Elshani deri në përfundim të këtij sezoni.”

“Është momenti të jemi të gjithë bashkë! Për klubin, për fanellën, për njëri-tjetrin!”

“I urojmë Endritit shumë suksese – ne besojmë! Na duhet përkrahja e secilit prej jush në çdo hap”, shkruhet në njoftimin e Yllit.

Elshani e ka udhëhequr Yllin sa herë kjo skuadër ka pasur nevojë, dhe ka treguar rezultatet të mira.

Hera e fundit që ai ishte në krye të klubit përkohësisht ka qenë në këtë sezon, ku për një periudhë të shkurtër ai kishte mposhtur favoritët për trofeun e Superligës, ndër to edhe Trepçën në “Minatori”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale