Lojtarët e Kosovës nuk ndalen së shënuari, radha për Fidan Alitin
Aliti ka shënuar gol në Suedi në barazimin 2-2 të Kalmar me Brage
Pak ditë para ndeshjeve të Kosovës me Çekinë dhe Anglinë, Fidan Aliti, ashtu si edhe shumica e futbollistëve tjerë, janë në super formë.
Qendërmbrojtësi i Kosovës e ka ndihmuar Kalmarin të marrë një pikë në Suedi, duke shënuar në barazimin 2-2 me Brage.
Ai ka realizuar golin e epërsisë në minutën e 61-të, për 1-0, por skuadra e tij mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 65-të dhe ani pse gjetën edhe golin për 2-0 në minutën e 87-të, pranuan dy gola të shpejtë 88-të dhe 92’, për të barazuar në fund 2-2.
Aliti bëri paraqitje fantastike për 90 minuta, duke treguar se është gati për Kombëtaren e Kosovës. /Express/
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq