Arbër Zeneli i mbush sot 24 vjet, një ditë pasi shkëlqeu në paraqitjen e tij të parë si titullar për klubin e tij të ri Stade de Reims në Ligë 1 të Francës.
Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 – ai i cili e udhëhoqi vendin drejt sigurimit të një vendi në play-off për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020 dhe drejt promovimit në Ligën C të Ligës së Kombeve – feston sot 24 vjetorin e lindjes në një klub dhe ligë të re.
Reims ia ka uruar atij ditëlindjen në rrjetet sociale duke e lartësuar paraqitjen e tij të dielën kundër Montpellier.
“Sulmuesi më vendimtar dje, mesfushori i ri sulmues i Reims sot mbush 24 vjet. Urime ditëlindjen, Arbër!”, shkroi Reims në Facebook.

Kosovari e shënoi golin e tij të parë në fanellën e klubit franez, duke i ndihmuar Reimsit ta mposhtë 4:2 Montpellierin në një ndeshje të Ligë 1, ku edhe kontribuoi me një asist po ashtu.
Zeneli e kompletoi kalimin nga Heerenveni në Reims në fund të afatit kalimtar dimëror, duke u larguar nga liga elitare holandeze, Erevisie, si asistuesi më i mirë, me nëntë asiste dhe tri gola në 17 paraqitje
Që prej mbërritjes së tij në Reims më 26 janar, 24-vjeçari ka luajtur 18 minuta kundër Olympic Marseille, 6 kundër Toulouse, 40 mundër Rennes dhe 90 minuta të plotë kundër Montpellier.
Ai tani regjistron një gol dhe dy asiste për Reims.
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...