Juventus-i mund të jetë pa qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci, në sfidën ndaj Barcelonës.
Italiani pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Hellas Verona-s dhe u zëvendësua pas 75 minutave, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Diario AS, Bonucci mund të mos për ndeshjen ndaj skuadrës së Ronald Koeman-it.
Juventus-i ka konfirmuar se në testime nuk kanë ndonjë problem, por është në dyshime për ndeshjen e radhës që zhvillohet në Torino.

Dyshja tjetër Matthijs de Ligt dhe Giorgio Chiellini gjithashtu mungojnë, derisa Andrea Pirlo do detyrohet të përdor Danilo-n dhe Merih Demiral.
Alex Sandro pritet të mungojë, por Cristiano Ronaldo mund të përfshihet në skuadër nëse rezulton negativ 24 orë para ndeshjes./arbresh.info.
Albin Kurti për deklaratën e Fatos Gecit: Ne besojmë në pafa...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...