Dukej e pamundur të shihje një 16-vjeçar jo vetëm në fushë në Kampionatin Evropian, por edhe si titullar për një ekip të madh.
Gjatë Euro 2024, Lamine Yamal do të ndryshojë historinë, duke u bërë lojtari më i ri që aktivizohet në turneun kontinental.
I domosdoshëm për De La Fuente, adoleshenti i Barcelonës po fiton eksperiencë muaj pas muaji, pasi befas u bë rekordmen i “Blaugranave” në rrethana dhe gara të ndryshme.
Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në Euro 2024, ku do të përballet edhe me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë në fazën e grupeve.
Duke bërë debutimin e tij me Barcelonën në moshën 15-vjeçare, gjatë sezonit në 2023/2024, Yamal luajti 50 ndeshje me “Blaugranat”, duke u dëshmuar një nga forcat shtytëse absolute në një vit që megjithatë përfundoi pa asnjë trofe për ekipin katalanas, aktualisht në duart e Flick pas shkarkimit të Xavit.
Në vitin 2021, gjatë Euro 2020, Kacper Kozłoëski u bë futbollisti më i ri në historinë e Kampionatit Evropian, shkruan Super Sport.
Në moshën 17 vjeç e 246 ditë, lojtari polak ka mposhtur rastësisht rekordin e mëparshëm kundër Spanjës.
Kuptohet se Yamal, i cili në fund të korrikut do të mbushë 17 vjeç, do të fshijë rekordin e mëparshëm, duke u bërë i vetmi 16-vjeçar në fushë në historinë e Kampionatit Europian.
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona