Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 76:58 (31:12, 18:19, 12:14, 15:13), duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku të enjten përballet me Trepçën.
Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli me një seri prej 15:5 dhe e thelluan më shumë në çerekun e parë për të fituar këtë pjesë 31:12. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 18:19, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 49:31.
Ylli ruajti epërsinë në pjesën e dytë, përkundër tentimeve nga kuqezinjtë dhe triumfuan 76:58.
Alonzo Verge Jr ishte më i miri te Golden Eagle Ylli me 18 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te kuqezinjtë më i miri ishte Jordan Dallas me 14 pikë e 11 kërcime. /Telegrafi/
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...