Sulmuesi i Wolverhampton, Matheus Cunha, ka refuzuar interesimin e Arsenalit për shërbimet e tij.
Braziliani ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Manchester United, pavarësisht situatës së pasigurt të klubit për pjesëmarrje në Evropë sezonin e ardhshëm.
Arsenali kishte bërë një interesim për të kuptuar mundësinë e transferimit të Cunhas, i cili ka një klauzolë lirimi prej 62.5 milionë funteve në kontratën e tij me Wolves.
Megjithatë, londinezët mësuan se lojtari tashmë kishte marrë vendimin për t’iu bashkuar ‘Djajve të Kuq’.
Cunha thuhet se është i entuziazmuar nga ideja për të punuar me trajnerin portugez te United, Ruben Amorim.
Sipas të afërme të lojtarit që i kanë thënë mediave angleze, rezultati i finales së Ligës së Evropës nuk do të ketë ndikim në vendimin e tij.
25-vjeçari ka pasur një sezon mbresëlënës, me 15 gola dhe 6 asistime në 31 paraqitje në Ligën Premier për Wolves. /Telegrafi/
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...