Yjet e skuadrës së AC Milanit kanë dal në fushën e blertë në “Fadil Vokrri” para miqësores historike kundër FC Feronikelit.
Dy skuadrat përballen mbrëmjen e sotme (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” para tifozëve të mbledhur për të parë nga afër këtë ndeshje madhështore, shkruan portali arbresh.info.
Derisa kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e ndeshjes, lojtarët e skuadrës italiane kanë zbarkuar në fushë për të kryer nxehjet e fundit para kësaj miqësore historike për kampionin në fuqi të Superligës dhe të gjithë Kosovën.
Skuadrat kanë zbuluar gjithashtu edhe njëmbëdhjetshen e tyre startuas ku trajneri Marco Giampaolo ka vendosur yjet si Suso, Donnarumma, Andre Silva, Calhanoglu e Rodriguez në linjën startuese.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Shikoni pamjet më poshtë të shkrepura nga fotoreporteri i Arbresh.info, Ruzhdi Pacolli:

“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...