Supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal në një intervistë për gazetën spanjolle ‘Sport’, ka thënë së Kampionati Evropian 2024, ishte momenti shumë i rëndësishëm për të bërë hapin e madh në karrierën e tij.
Yamal me Spanjën fitojë titullin e kampionit duke mundur Anglinë në finalen e madhe të EURO 2024.
“Ajo që çdokush ëndërron është të luash në një kampionat evropian, duke parë tifozët me fanellat e tyre. Kampionati Evropian ishte një moment shumë i rëndësishëm”, ka pohuar Yamal.
Reprezentuesi i Spanjës, thotë se ndihet i lumtur që është pjesë e Barcelonës.
“Gjëja më e rëndësishme është të jesh i lumtur dhe të argëtohesh, të mos mendosh për asgjë, por vetëm për futboll”, ka thënë Yamal.
“Stili i lojës është ajo që ndikon shumë tek një lojtar”./rtk
Shembet ndërtesa në veriun e Libanit, 5 të vdekur
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...