Ndeshjet e së martës të zhvilluara në kuadër të xhiros së katërt të fazave grupore në UEFA Ligë të Kampionëve kanë përfunduar.
Kampioni në fuqi i Anglisë, Chelsea është turpëruar nga AS Roma në ndeshjen e zhvilluar në Olimpico që përfundoi me rezultat të thellë 3 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Barcelona është ndalur nga kampioni grek Olympiakos duke barazuar pa gola 0 me 0, ndërsa Paris Saint Germaini ka tronditur në Parc des Princes me rezultat 5 me 0 skuadrën holandeze Anderlecht.
Manchester United ka siguruar tri pikë të plota ndaj Benficas, ashtu siç ka bërë edhe Bayern Munichu në takimin kundër Celticut.
Atletico dhe Juventusi kanë ndarë gjithashtu pikët me rivalët e tyre./arbresh.info/
Më poshtë mund t’i shikoni rezultat e të gjitha ndeshjeve:

Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale