Xherdan Shaqiri tani është pjesë e gjigantit në Premierë Ligë – Liverpoolit.
Ylli kosovar ka finalizuar transferimin e tij te klubi në Anfield duke vendosur lapsin në një kontratë afatgjate pasi përfundoi me sukses testin mjekësor, shkruan portali arbresh.info.
Duke folur për faqen zyrtare të skuadrës së re, Shaqiri ka thënë:
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një klub i madh me një histori të madhe, lojtarë të mëdhenj dhe një trajner fantastik. Pra, unë jam i kënaqur dhe i lumtur që jam këtu”

“Si një lojtar, ju gjithmonë dëshironi të jeni në fazat më të mëdha në futboll. Disa vite më parë unë doja të vija këtu, por nuk ndodhi. Jam vërtetë shumë i lumtur që më në fund jam këtu. Dua të përmirësohem, dua të jem me më të mirët dhe të fitoj tituj. Kjo është arsyeja pse jam këtu”
26-vjeçari, i cili ishte gjithashtu shënjestër e Manchester United dhe Lazios, i bashkohet “Redsave” pas 92 paraqitjeve gjatë tri sezoneve te Stoke City./arbresh.info/
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin