Anësori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk e ka fshehur faktin se është duke kërkuar të gjejë një mënyrë për t’u larguar nga Stoke City, pas rënies nga Premierliga.
Dhe tani duket se Liverpooli do të tentojë ta shfrytëzojë klauzolën tejet të ulët të lojtarit, 13 milionë funte, për ta transferuar, shkruajnë mediat britanike.
Sipas shtëpisë së basteve Coral, shanset që Shaqiri të kalojnë në Liverpool janë 2/7, apo me kuotën tejet të ulet 1.28.
Ndërsa, kalimi i anësorit shqiptar në Tottenham vlerësohet me kuotën 6.
Edhe Southamptoni dhe Arsenali janë në garë për 26-vjeçarin, dhe transferimi i tij i mundshëm te e para vlerësohet me kuotën 7, ndërsa tek e dyta me kuotën 13.
“Performancat e Shaqirit në Rusi mund ta rrisin çmimin e tij, por ai do të largohet sigurt nga Stoke City dhe Liverpooli duket si skuadra kryesore për ta transferuar atë”, ka thënë Harry Aitkenhead nga Coral.
Ish-ylli i Bayern Munichut dhe Interit shënoi golin që ia siguroi Zvicrës fitoren ndaj Serbisë javën e kaluar në Kupën e Botës.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...