Xherdan Shaqiri ka pranuar se disfata e së shtunës ndaj Newcastle United duhet të shërbej si leksion për të dhe bashkëlojtarët e tij në Stoke City.
Rekordi prej katër golave pa disfatë përfundoi në St. James Park me golat nga Christian Atsu dhe Jamaal Lascelles që i siguruan nikoqirëve tri pikë, transmeton portali arbresh.info.
“Isha i lumtur që shënova golin tim të parë të sezonit, por në fund të ditës ne humbën dhe kjo është zhgënjyese për ne”, tha reprezentuesi shqiptar i Zvicrës për faqen zyrtare të klubit.
Lexo edhe: Nota e Xherdan Shaqirit pas supergolit ndaj Newcastles (FOTO)
“Ata u përpiqen për të luajtur vetëm me kundërsulme, ata na respektuan duke na dhuruar topin më shumë dhe për shkak të kësaj ata krijuar shumë shanse të mira”
“Ka disa gjëra pozitive që duhet të marrim nga ndeshja por janë edhe disa negative në të cilat ne duhet të punojmë. Ne krijuam shumë shanse por ne duhet t’i shfrytëzojmë ato dhe të shënojmë më shumë se vetëm një gol”

“Në mbrojtje, ne duhej të ishim më të mirë dhe të komunikonim. Ne nuk e bëmë atë ashtu si javën e kaluar apo në ndeshjet e mëparshme. Më pas në goditjet nga këndi ne duhet të fokusohemi më shumë dhe të jemi më agresiv për të fituar goditje me kokë dhe në betejat tona individuale”
“Kur humbi një ndeshje, ju gjithmonë jeni të zhgënjyer dhe sigurisht kjo është ajo që ne jemi duke e ndierë. Kjo është shumë normale por ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë lart dhe të provojmë sërish, ne kemi shumë ndeshje këtë sezon dhe kemi shumë për të mësuar nga këto lloj ndeshje”, shtoi ai.
25-vjeçari nga Zhegra e Gjilani realizoi një gol të bukur nga distanca prej 25 metrave./arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...